Tifozët e Partizanit ‘godasin’ shkodranët me këtë foto: Ju kujtohet kur numëronit lekët?

Ka nisur një betejë e fortë mes tifozerive të të dyja skuadrave pas konfirmimit se Vllaznia do të luajë një kategori më poshtë.

Shkodranët akuzojnë Partizanin për tolerim në ndeshjen e fundit ndaj Kamzës dhe tifozët e kuq i kanë dalë në mbrojtje ekipit të tyre.

Tifozët e Partizanit kanë kaluar në kundërsulm, duke u kujtuar rastet e viteve të fundit, kur Vllaznia ka luajtur fort ndaj kryeqytetasve, edhe pse nuk kishte më objektiva.

Në rrjetet sociale ka qarkulluar edhe një foto kur lojtarët e Vllaznisë numëronin lekët në dhomat e zhveshjes pas një fitoreje kundër Partizanit.