", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Kampionia e NBA-së drejt shkurorëzimit, rezultati i finales së 5-të të Perëndimit

Me vuajtje të madhe, Houston Rockets ka fituar ndeshjen e pestë të finaleve të Konferencës së Perëndimit me rezultatin 98-94 dhe tashmë kryeson serinë 3-2, duke qenë vetëm një fitore larg finales së madhe të NBA.

Për Golden State Warriors, kampionët në fuqi, nuk ishin të mjaftueshëm 29 pikët e Kevin Durant, 23 të Klay Thompson dhe 22 të Steph Curry.

Te Houston Rockets shkëlqeu papritur Eric Gordon (24 pikë) dhe Chris Paul (20 pikë).

Por, organizatori i Rockets pësoi një dëmtim në minutën e fundit të ndeshjes dhe tani është në dyshim për përballjen e gjashtë mes këtyre dy skuadrave.

Ndeshja e radhës do të luhet në fushën e Warriors, që kanë nevojë për fitore për të mos u eliminuar.