Kënga e Erës dhe Will Smith, 150 mijë klikime në më pak se 3 orë

Këngëtarja kosovare, Era Istrefi, bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam janë zëri i Kampionatit Botëror 2018 që mbahet muajin e ardhshëm në Rusi.

Kënga e postuar para disa orësh ka arritur që menjëherë t’i mbledhë rreth 150 mijë klikime.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e artistes shqiptare në bashkëpunim me njërën prej fytyrave më të famshme në Hollivud dhe në nder të njërës prej ngjarjeve më të ndjekura në botë.