Basha: Ata pasurohen duke grabitur Shqipërinë, është në dorën tonë t'i largojmë!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrje qytetarëve sot në mbarë vendin, të  mblidhen në Tiranë më 26 maj për të protestuar.

Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Basha shkruan krahas videos që publikon:  "Ata pasurohen duke grabitur Shqipërinë me koncesione dhe tendera. Është në dorën tonë t'i largojmë!"