Emri i Maqedonisë, Opozita greke vazhdon akuzat ndaj Aleksis Tsipras

Opozita në Greqi kërkon nga kryeministir grek Aleksis Tsipras, që të tregojë detajet për procesin e negociatave me Maqedoninë dhe nëse akoma bisedon për propozimin “Republika Ilindenska Makedonija”.

“Heshtja e kryeministrit grek Aleksis Tsipras për propozimin “Republika Ilindenska Makedonija” shkakton shqetësim tek grekët në lidhje me atë nëse ky propozim është akoma në masën e bisedimeve”, thotë, Kostos Haxikidis, kryetari i partisë opozitare greke “Demokracia e Re”.

Ai shton se Tsipras bëhet sikur nuk dëgjon dhe kërkon nga ai sa më parë të tregojë se për cilat propozime bisedohet.

“Tsipras dy herë po bëhet se nuk dëgjon. Heshtja e tij grekëve ju shkakton shqetësim të drejtë, pasi propozimi nuk largon irredentizmin e Shkupit, ndërsa nuk dihet nëse akoma bisedohet për atë”, tha Haxikidis.