Grabitja e prokurorisë në Durrës, ja çfarë thotë Agron Duka

Pas grabitjes së dytë radhazi të prokurorisë në Durrës ka folur edhe dputeti dhe kreu i Partisë Agrare Agron Duka.

Kryetari i PAA-së, Duka i ftuar në "360 Gradë" në Ora Neës, tha se në Durrës krimi është i veshur me pushtet.

Grabitja në Durrës do të thotë se krimi ka pushtet dhe se ka kurajë dhe nga i buron kurajë është fakti se ka bashkëpunim nga brenda. Bashkëpunimi s'ka qenë institucionalë, por fakti është se krimi gjen terren dhe ka kurajë të bëjë këto veprime, tha Duka