FOTO/ Këto janë fitueset e Champions League për femra

Lyon ka fituar finalen e Champions League për femra për të pestën herë në histori dhe të tretën herë radhazi, teksa mposhti Wolfsburg 4-1 në një finale dramatike.

Wolfsburg mori avantazhin në Kiev nëpërmjet Harder në fillim të kohës shtesë, pasi 90 minutat kishin përfunduar 0-0.

Por pasi Popp u largua me karton të kuq, Lyon filloi të dominonte duke shënuar tre gola brenda pesë minutave.

Amadine Henry shënoi golin e barazimit, ndërsa Eugenie Le Sommer i dha avantazhin skuadrës franceze.

Golat e Ada Hegerberg dhe zëvendësueses Camille Abily  i siguruan Lyonit një tjetër titull.