Parashikimi i motit, fundjava pjesërisht me vranësira

Edhe ditëve në vijim temperaturat e ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të sillen nga 10 deri në 13 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 22 deri në 25 gradë celsius.

25.05 - Mot kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.    

26.05-27.05 - Në fundjavë pritet të mbajë mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.

28.05 - Mot kryesisht me diell.

Sipas Prishtina Ëeather do të fryjë erë mesatare nga verilindja 3-7m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale me tendenca për rritje.