Kontraktoni një hajdut t’ju mbyll dosjen!

Në Shqipëri ka filluar një trend i ri! Zhdukja e dosjeve ose provave me ndihmën e hajdutëve! Dikur zhdukjen e provave e bënte policia, më pas duke parë se ishte biznes me leverdi filluan disa prokuror të prishin provat me metoda të ndryshme kundrejt pagesave të majme!

Por shpejt kjo metode kaloi në Gjykatë, e cila në respektim të parave të futura në Kodin e Procedurës Penale filluan të zhvlerësonin provat me procedurë! Por edhe kësaj metode i doli boja, sidomos me avancimin e teknologjisë dhe zhurmës së “Vetingut”! Tashmë gjërat kanë ndryshuar! Me emërimin e  Prokurores së Përgjithshme të Përkohëshme (që do zhbënte komandimet por që po zhytet në të njëjtin llum si paraardhësi i saj me këtë fenomen) filloi ndryshim i ri nga qyteti bregdetar i Durrësit! Fillimisht komandoi shoqen D.Prela si drejtuese të prokurorisë së Durrësit, e cila me ndihmën e shoqes tjetër po prokurore A.Jella i mbyllën “kallëzimin penal” shefes së përkohshme të Prokurorisë A.Marku !

 Në kohën e D.Prelës hajdutët e nisën me grabitjen e postës sekrete dhe u larguan në drejtim të paditur! Ditën e vjedhjes së postierit prokurorja e përkohshme e gradoi duke komanduar D.Prelën në krye të Krimeve të Rënda dhe në vend të saj komandoi shoqen tjetër A.Jella! Akoma pa u tharë boja në letrat e nisjes së procedimit për hajdutin e postës sekrete, grabitësit të orientuar me kordinata të sakta i mësyjnë zyrës së prokurorit A.Shehu, i cili mban edhe detyrën e shefit të “task forcës” kundër korrupsionit ose thënë ndryshe me modelin “Xhafa” shef i prokurorëve të operacionit në letër të quajtur “forca e ligjit”!  #Hajdutët nuk paska kursyer dosjet e piketuara, disa ekspertiza, kompjuterin e punës së prokurorit, USB-të që kanë gjetur në zyrë etj etj dhe serverin e kamerave të sigurisë duke u larguar të pashqetësuar në drejtimin e tyre! Misioni u mbyll me sukses!

 #Edhe këtë rast, prokuroria do thotë “nuk kanë vjedh gjëra me rëndësi” ama pas pak muajsh do mësoni se cilat dosje të grabitjeve të pronave, korrupsionin e zyrtarëve, tenderat e bashkisë, pasurit e personave me të kaluar kriminale,  etj, janë pushuar! Ndërsa dosjet e tjera që janë gjetur në zyrë, për pak ditë i gjeni në tregun e zi, në shitje!

 #Ja pra metoda e re e mbylljes së dosjeve me ndihmën e hajdutëve!

##

P.S. Po Policia ku ishte, nuk kishte fare informacion operative, në parandalimin e ngjarjeve të tilla të rënda? Po kush do mbaj përgjegjësi apo si gjithmonë vetëm roja i shkretë?!!!

#KUJDES_Krimet_e_Rënda_se_do_mësyjnë_hajdutet_edhe_andej#