Trajneri i Gjermanisë flet për mungesën e Gotzes në Kupën e Botës

Kombëtarja e Gjermanisë do të futën në këtë Kupë të Botës si kampioni në fuqi, pasi triumfuan katër vite më parë në Brazil.

Por heroi i Brazilit, Mario Gotze është lënë jashtë nga përzgjedhësi Joachim Low.

Trajneri i gjermanëve ka folur për lënien jashtë të Gotzes.

“Gotze është një lojtar vetë kritik. Ai e di shumë mirë që i duhet të punojë më shumë për tu rikthyer në Kombëtare”.

“Mario është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne dhe në momentin që fillon të luaj dera e Kombëtares është e hapur për të”, ka thënë Low.