Ja ku do të bëhet ekspertiza e audio-përgjimit...

Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri të ditur sot se ka dërguar për ekspertizë audio-përgjimin ku shfaqet Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas gazetarit Trashgim Sokolaj, laboratori i përzgjedhur për të bërë ekspertizën është në Itali.

“Prokuroria ka nisur hetim për Gerond Xhafaj, apo Agron Xhafajn… Ndërkohë është dorëzuar materiali i audiopërgjimit të publikuar nga PD. Më konfirmojnë që materiali është dërguar në  Itali dhe i është dërguar institutit shkencore italian për tu vlerësuar”, tha ai.