ZYRTARE/ Dëmtohet ‘ylli’ i Italisë, braktis grumbullimin

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile është detyruar të largohet nga skuadra e Italisë për shkak të një dëmtimi dhe në këtë mënyrë do të humbasë miqësoren e ardhshme.

Pavarësisht rikthimit të ndeshjes përfundimtare të sezonit, 28-vjeçari duhej të zëvendësohet dhe Roberto Mancini e konfirmoi se lojtari nuk mund të aktivizohet për shkak se ndjen dhimbje, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Tani Federata Italiane e Futbollit e ka konfirmuar se ai është tërhequr nga grumbullimi dhe detyrimisht u kthye në klubin e tij.

Në këtë mënyrë Immobile do të humbë miqësoren me Arabinë Saudite, Francën dhe Holandën.