Xavi firmos kontratën e re me këtë skuadër

Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka nënshkruar kontratë të re me klubin e tij nga Katari, Al-Sadd.

Legjenda spanjolle firmosi kontratë të re 2-vjeçare me gjigantin nga Katari.

38-vjeçari është duke e zhvilluar sezonin e tij të tretë që prej transferimit nga Barcelonë në vitin 2015.

“Jam i lumtur që do të vazhdoj të jem pjesë e familjes së Al Sadd”, ka thënë Xavi.

Që nga ardhja në Al Sadd, Xavi i ka ndihmuar ekipit të fitojë Kupën e Katarit, Emir Cup dhe Kupën Sheikh Jassim