PD-LSI bashkojnë votat, ja çfarë ndodh në këshillin bashkiak të Gjirokastrës...

Këshilltarët demokratë dhe ato të LSI kanë bashkuar votat në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Gjirokastër duke shkarkuar sekretarin e këshillit, Semi Golemi, përfaqësues i Partisë Socialiste që prej korrikut 2015.

Në vend të tij emëruan Spartak Drasën, ish-drejtorin e Monumenteve në Gjirokastër gjatë qeverisjes së PD-së.

Nga ana tjetër, PD-LSI shkarkuan edhe dy këshilltarët e të PS-së nga Këshilli i Qarkut; Armand Hila dhe Shkëlqim Guçe.

Synimi i tyre është që të çojnë në Këshillin e Qarkut përfaqësues të dy forcave politike, duke ndryshuar balancat dhe më pas të marrin drejtimin e këtij institucioni.

Shkarkimi i Semi Golemit, si dhe kërkesa për shkarkimin e Armand Hilës e Shkëlqim Guçes u kundërshtuan nga PS me arsyetimin se ato nuk ishin fare të përfshira në rendin e ditës.