A duhet të hapen negociatat mes Shqipërisë dhe BE-së? Ja çfarë thotë Duma në Syri.net

Deputetja demokrate, Grida Duma, e ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, u shpreh se shqiptarët meritojnë të futen në BE.

Sipas saj futja e Shqipërisë në BE do të thotë më shumë monitorim ndaj kësaj qeverie kriminale.

‘Jemi afër qershorit të rëndësishëm për Shqipërinë. Shqipëria sot rrezikon një krizë historike, mund të mos jetë më perëndimore.

Qershori do të ndajë nëse do të hapin apo jo për hapjen e negociatave. Është e qartë që ne e kuptojmë që nëse ka një ndihmë për Shqipërinë është që të monitorohet nga Brukseli. Dhe Hapja e negociatave do të thotë monitorim më të madh për këtë qeveri.

Shqiptarët si shqiptarë janë populli më europiandashës se të gjitha vendet e tjera ballkanike. Nëse hapen negociatat, shqiptarët më shumë besojnë tek dashuria e Europës për ne se plotësimi i standardeve europiane’, tha Duma.