", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Ronaldo flet për Salah: Ka zhvilluar sezon fantastik, por të shtunën...

Cristiano Ronaldo ka refuzuar të krahasohet me yllin e Liverpool, Mohamed Salah.

Reprezentuesi egjiptian ka kaluar një sezon fantastik me Liverpoolin, duke arritur deri në finale të Ligës së Kampionëve, ku do të takohet me Real Madridin.

Në prag të finales së ditës së shtunë, Ronaldo ka dhënë një intervistë, ku është përgjigjur për krahasimet që i janë bërë me Salah.

“Salah nuk mund të krahasohet me mua, sepse jemi të ndryshëm”, është përgjigjur fillimisht Ronaldo.

“Ai luan me këmbën e majtë, unë me të djathtën. Unë jam i gjatë, ai është pak më i shkurtër, unë luajë me kokë. Por, më duhet të them se ai ka pasur një sezon fantastik në Ligën e Kampionëve”

Ronaldo e mbylli intervistën duke thënë: “Salah ka zhvilluar sezon fantastik në Premier Leagu dhe Champions, por të shtunën do të shohim çfarë do ndodhë”