Autoritetet e konsiderojnë këtë aksident si “të pashpjegueshëm”. Sipas tyre, vendi ku ndodhi përplasja është rrugë e drejtë dhe nuk ka kthesë. Një dëshmitar përshkroi situatën pak çaste pas aksidentit.

“Pashë shoferin të përplasur në timon dhe pashë një vajzë të vogël në sediljen e pasme duke bërtitur ‘babi babi’. Kur e pyeta se çfarë ndodhi, më tha ‘babi po më çonte në shkollë“, u shpreh dëshmitari.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO – FOTO/ Shqiptari shkakton aksident të frikshëm në Athinë, 1 i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë, ku një makinë e drejtuar nga një shqiptar u përplas me stacionin e autobusit. Mjeti goditi një qytetar 50-vjeçar që priste në stacion, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi në orën 08:20 në lagjen Metamorfozis të kryeqytetit grek.  Automjeti tip “Volkswagen” drejtohej nga një shqiptar, i cili mbeti i plagosur.

Lëndime pësoi edhe vajza 9-vjeçare e shqiptarit, e cila ndodhej në makinë dhe raportohet se nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Ata u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se u plagos lehtë edhe një i moshuar 78-vjeçar, i cili po priste në trotuar. Hetuesit grekë pritet t’i bëjnë testin e alkoolit shoferit shqiptar, për të parë nëse ka qenë i dehur kur shkaktoi aksidentin.