Paloka: Sot foli ‘Griselda’, më 26 maj i tregojmë Europës se...

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, përmes një komenti në rrjetet sociale, shprehet se më 26 maj shqiptarët do t’i tregojnë Europës se nuk përfaqësohen nga krimi që sot ka kapur shtetin. Paloka shkruan se shqiptarët nuk i përfaqësojnë Rama, Tahiri e Xhafaj dhe se në Europë do të pranohemi me dinjitet.

Deklarata e Palokës

Sot foli dhe vetë “Griselda” .

E punësuar si velinë në bashkinë e Tiranës , “Griselda” deklaroi se opozita po sajon histori të paqena për të penguar integrimin e vendit.

E mbani mend velinën që mbushi gjithë kancelaritë e Evropës me makabritete sipas të cilave Berisha kishte rrëmbyer Griseldën shtatzanë, i kishte çarë barkun dhe nxjerrë fëmijën vetëm sepse ajo ishte bashkëshortja e një socialisti...

Ky sot, bashkë me kryegriseldën kryeministër, na akuzojnë se po pengojmë integrimin a thua se kriminelët në Parlament dhe qeveri ja vume në, thua se Tahirin e Habilajve dhe Fatmirin e Xhafajve i vumë në ministra të Brendshëm...

Më 26 maj , në protestë për ti treguar Evropës se shqiptarët nuk përfaqësohen nga krimi që sot ka kapur shtetin. Ne nuk na përfaqësojnë Rama, Tahiri e Xhafaj. Ne duhet të pranohemi në Evropë me dinjitet .