Atletico Madrid zyrtarizon super-transferim

Atletico ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Rodri nga Villarreal.

21-vjeçari ka lënë Villarrealin për t’iu bashkuar kampionëve të Ligës së Evropës, me të cilët ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Rodri do t’i bashkohet zyrtarisht skuadrës së Diego Simeones më 1 korrik.

Ai gjithashtu bëri debutimin e tij me Spanjën, duke shënuar në barazimin 1-1 kundër Gjermanisë në mars.

Ish talenti i të rinjve të Atleticos luan si mesfushor mbrojtës dhe fitoi kampionatin evropian për U19 me Spanjën në vitin 2015.