Mancini nuk premton mrekulli tek Italia: S’jam magjistar

Roberto Mancini është gati të fillojë aventurën me kombëtaren italiane, me ndeshjet miqësore kundër Arabisë Saudite, Francës dhe Holandës.

Sot, ish-trajneri i Zenit foli në konferencën e parë për shtyp, pas prezantimit javën e kaluar.

Këto janë fjalët e tij të para, dedikuar për Mario Balotellin: “I gjithë ekipi do të duhet për t’u bashkuar me tifozët tanë. Mario është një lojtar i veçantë. Ndoshta nuk i ka respektuar pritshmëritë, por unë kam besim tek ai. Ka bërë shumë mirë në vitet e fundit dhe duhet të jetë në gjendje të japë më të mirën tek Italia, ashtu si gjithë të tjerët”.

Mancini, gjithashtu, foli edhe për Buffon: “Ne kemi folur në telefon, ai m’i shpjegoi qëllimet e tij. Dëshiron të vazhdojë të luajë në ndonjë klub, kështu që si gjithë të tjerët, duke luajtur, mund të jetë i gatshëm. Por, kemi biseduar vetëm një herë, ndaj do të shohim…”

Tifozët presin shumë ndaj tij, si trajner i Italisë, e cila nuk do të jetë pjesë e Botërorit të Rusisë, kësaj vere. Mancini kërkon të qëndrohet me këmbë në tokë.

“Unë nuk jam një magjistar, kjo punë merr kohë. Mendoj se këta lojtarë do të jenë në gjendje të japin aq shumë, sepse për mua kanë cilësi. Patjetër, puna do të jetë më e vështirë se në të kaluarën, por përsëri, Italia synon të marrë kënaqësi”, tha Mancini.