Presidenti i PSG-së: Do të tronditesha nëse do të largohej ky lojtar

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, do të tronditej nëse mesfushori Adrien Rabiot do të largohej nga klubi.

Francezi është në vitin e tij të fundit të kontratës me parisienët, por presidenti i klubit nuk beson se 23-vjeçari do të largohet.

Pasi ka luajtur për disa ekipe në nivelin e moshave, duke përfshirë Manchester City, Rabiot u stabilizua te PSG-ja dhe ka qenë një titullar i rregullt.

Që nga momenti i debutimit të tij në 2012-ën, ai ka luajtur mbi 130 ndeshje në Ligue 1 dhe ka debutuar me kombëtaren në 2016-ën.

Duke parë se kontrata e tij është drejt skadencës, klubet e interesuar për të nuk mungojnë, por Al Khelaifi ka qenë i qartë.

“Ai është këtu, jam i sigurt se do të qëndrojë”, ka thënë numri 1 i PSG-së.

“Është një produkt i akademisë sonë dhe nuk ka ndërmend të largohet. Do të tronditesha nëse do ta bënte”, shtoi kreu i klubit parisien.

Rabiot nuk është përfshirë nga Deschamps në listën e 23-lojtarëve të grumbulluar për Kupën e Botës dhe kjo gjë ka befasuar presidentin e “Les Parisennes”.

“Jam i zhgënjyer që ai nuk u përzgjodh, sepse e konsideroj si djalin tim. Por zgjedhjet e Deschamps duhen respektuar”.