Valencia blen përfundimisht kartonin e lojtarit të Interit

Goeffrey Kondogbia është zyrtarisht një futbollist i Valencias. Lajmin e ka bërë të ditur klubi spanjoll nëpërmjet një komunikate, ku njoftoi se ka paguar 25 milionë eurot për blerjen e kartonit të tij nga Interi.

Valencia njofton gjithashtu se futbollisti ka nënshkruar një kontratë që e mban të lidhur me skuadrën deri në vitin 2022, ndërsa është vendosur një klauzolë prej 80 milionë eurosh për kartonin e tij.

Kujtojmë që klubi zikaltër, përveç 25 milionë eurove, mund të përfitojë sërish 25 % të vlerës së kartonit, në rast se Kondogbia do të shitet nga Valencia.

Kur kanë mbetur edhe 7 ditë nga 31 maji, mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë Interi me kartonin e Cancelos, do të paguajë 35 milionë euro, apo do ta kthejë sërish pas te Valencia.