Ana tjetër e vjedhjes e Prokurorisë së Durrësit

Vjedhja e Prokurorisë në Durrës, na dha shprese!

Paska edhe prokurorë që nuk blihen!

I tillë qenka Afrim Shehu.

Nuk e njoh fare, për herë të parë e dëgjoj emrin e tij, por di të them që ky prokuror meriton të jetë Prokuror i Përgjithshëm.

Në fillim i vodhën postën sekrete, rast qe nuk u zbulua, përkundrazi, u mbulua me shpejtësi. Kuptohet që e spiunuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, por edhe nga "kolegët" e Durrësit ose ish-shefat e tij.

Kjo nuk mjaftoi. I vodhën zyrën. Gjë që tregon se Afrimi, të dhënat e dosjeve nuk i nxirrte në pazar, por as i ndante me ata që i spiunuan dhe fshehën grabitjen e postës dhe mundësuan vjedhjen e zyrës.

InshAllah nuk e kap vetingu, për ta hequr qafe atë dhe për t'i çuar dosjet në dorën e ndonjë "kolegu" tjetër.

Aferim, realisht, Afrim!