David de Gea tregon sikletin që përjetoi gjatë ndeshjes: Kisha ftohtë

Portieri i kombëtares së Spanjës, David de Gea, thotë se nuk ka qenë fare i angazhuar ndaj Shqipërisë.

Portieri i Furisë së Kuqe bëri shaka në intervistën pas ndeshjes, duke thënë se e kishte ftohtë, shkruan Telegrafi.

“Ne bëmë ndeshje të madhe, bëmë një paraqitje shumë të mirë”.

“Në fakt është e vërtet se kisha të ftohtë. Nuk isha aq i angazhuar”, deklaroi portieri spanjoll.

Ai shtoi se Italia dhe Shqipëria janë kundërshtarët më të vështirë të grupit dhe potencon se Spanja do të ishte mirë të mbyllte grupin e para.