S’është në Botëror dhe e mbytur në borxhe, por Italia gjen mënyrën për të tërbuar Gjermaninë
Shteti italian me 2.3 miliardë euro është borxhliu më i madh në BE.
Por qeveria e re ka premtuar më pak taksa, por pensione më të larta.
Pikërisht, kur Gjermania duket e tërbuar me këto vendime të Italisë, ata vendosin të zemërojnë akoma më shumë “xhandarin fiskal”.
Në monedhat e reja në Itali do të vendoset imazhi i futbollistit italian, Marco Tardelli, teksa feston fitoren ndaj Gjermanisë në Botërorin e vitit 1982.
“Roma po tall Berlinin me paratë, që shteti italian nuk i ka,” reagon gazeta “Bild”.