Skandal në Kuvend, Vlahutin hesht, Rama asgjëson Këshillin Kombëtar të Integrimit

Qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka bërë sot një atentat ndaj integrimit të Shqipërisë në BE. Kështu thotë kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në Facebook në lidhje me rezolutën e paraqitur sot në Kuvend.

Sipas Vasilit, nëse BE në Tiranë sot hesht, atëherë është bërë palë me krimin.

Reagimi i Petrit Vasilit në Facebook:

Projektrezoluta e Rilindjes asgjësoi Këshillin Kombëtar të Integrimit, fajtore heshtja e BE-së në Tiranë.

Kryeministri, armik i integrimit, futi hajdutshe një projektrezolute për integrimin evropian.

i paturp, me gjithë të paturpet që e rrethojnë, nuk ia paraqiti fare Këshillit Kombëtar të Integrimit, nuk ia paraqiti as komisionit parlamentar te integrimit.

Ç'janë këta banditë, që bëjnë gjithçka për ta penguar integrimin, siç e penguan më parë për vite me radhë për një prefekt në Fier?

BE në Tiranë, që ka folur e flet pa u lodhur, edhe për gjëra që nuk i takonin, sot hesht.

Kjo është një heshtje fajtore, pasi BE në Tiranë, më shumë dhe më mirë se kushdo tjetër e di mire ç'do të thotë të rrënosh dialogun politik.

Rezoluta e njëanshme e tij, e futur hajdutshe sot, është një atentat i hapur ndaj hapjes së negociatave dhe integrimit europian.

BE, nëse nuk flet sot, thjesht bëhet bashkëfajtore në këtë çështje sepse, e përsëris: kur nuk u begenis as Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian, ku BE në Tiranë ka qenë pjesa më e  rëndësishme, promovuese, nxitëse dhe imponuese e saj, do të thotë se e legjitimon rrënimin e thelbit të procesit të integrimit dhe të së ardhmes së shqiptarëve.