Rikuperimi për në Botëror, Neymar thyen parashikimet

Neymar është duke u përmirësuar më mirë sa pritej nga dëmtimi i këmbës, sipas trajnerit të fitnesit të ekipit kombëtar të Brazilit, Fabio Mahseredjian.

Ai është i bindur se ylli i PSG-së do të jetë shumë mirë për Kupën e Botës.

Ndeshja hapëse e Brazilit në këtë turne do të jetë kundër Zvicrës më 17 qershor dhe qëllimi gjithmonë ka qenë që Neymar të rikthehet në fushë pikërisht në këtë ndeshje.

“Neymar është duke e marrë veten më mirë sa pritej”, ka shpjeguar ai.

“Deri në fillim të Botërorit, ai do të stërvitet me grupin për një muaj të tërë. Ai do të jetë gati, sepse tashmë po stërvitet me top, po driblon dhe tani do të tentojmë ta avancojmë procesin e riaftësimit të tij”, shtoi ai.