Liverpooli përgatit ofertën për Donnarummën, portierit i bie vlera

Liverpooli është duke e përgatitur ofertën për portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma, të cilin do të tentojë ta transferojë pas finales së Ligës së Kampionëve.

Sipas” Corriere dello Sport”, gjiganti anglez do të bëjë ofertë fillestare prej 40 milionë eurosh për 19-vjeçarin, i cili pritet të zëvendësojë Loris Karius.

Milani e vlerëson portierin rreth 70 milionë euro. Megjithatë, drejtuesit e klubit italian e kanë pranuar se mund të pranojnë edhe oferta më të ulëta se aq për të, pasi një rënie të dukshme në formë të Donnarummas sezonin e kaluar.