Moti për sot, mos dilni pa çadër

Gjatë ditës së sotme Kosova do të karakterizohet me temperatura mesatare, të cilat arrijnë vlerën deri në 22 gradë Celsius. Temperaturat minimale pritet të ulen deri në 10 gradë.

Ky mot me diell pritet që të shoqërohet me vranësira, e që më pas gjatë ditës mund të ketë edhe bubullima e rrufe.

Era pritet të fryejë në drejtim të jugut, me një shpejtësi prej 11 km/h.

As sot nuk bën që të dilni pa çadër.