Koreja e Veriut quan zëvendëspresidentin e SHBA-së 'budalla'

Një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut ka akuzuar zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence si "budalla" dhe paralajmëroi për mundësinë e "përplasjes bërthamore" nëse diplomacia dështon.

Choe Son-hui tha se Pheniani nuk do ti lutej SHBA-së për dialog dhe  as të përpiqet t'i bindë ata për të marrë pjesë në bisedime.

Në ditët e fundit, të dyja palët kanë paralajmëruar se takimi i Trump-Kim i 12 qershorit mund të vonohet ose të hiqet.