'Nuk do të më mjaftojë një jetë..." Lori Hoxha përkujton të atin në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta

Sot u bënë plot 10 vite nga ndarja tragjike nga jeta e drejtuesit të ‘Top Medias’  Dritan Hoxhës pas një aksidenti tragjik.

Në një ditë të tillë ku dhimbja dhe mungesa është prezent në familjen Hoxha, vajza e tij e madhe Lori ka veçuar fjalët më të ndjera në kujtim të babait të saj.

“Nuk më duhet një datë për të kujtuar tim atë. E nuk do më mjaftonte një jetë për të folur për të. Sot në 10 vjetorin e humbjes së tij, u ula për një bisedë televizive për të ndarë me ata që e deshën dhe e vlerësuan gjithmonë pak nga jeta jonë bashkë me të. Nuk folëm për vizionarin, as për gjeniun që la shenjë në këtë vend që duam dhe për të cilin luftojmë çdo ditë. Folëm për njeriun që mbajmë ne në zemër, atë qe s’e ka njohur askush dhe jam emocionuar më shumë se kurrë në jetë. Jeta është treguar shumë bujare me ne, por çdo ditë na mungon ai. Uroj që çdokush që është duke kaluar një humbje, një ndarje, një vuajtje, një sëmundje, duke dëgjuar fjalët e mia të mos ndihet vetëm. Jo çdo gjë është siç duket, çdokush nga ne ka diçka me të cilën lufton çdo ditë. Por forca është muskul e rritet duke u ushtruar e duhet ecur përpara. Me një endërr, me hapin e kohës, gjithmonë.” shkruhet në postimin e Lorit.