Shehi: Ramës po i çmontohet pushteti...

Deputeti Dashamir Shehi i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, deklaron se kryeministri Rama reagon me kokëfortësi, pasi po i çmontohet pushteti.

“Rama që do iki, do iki, është e sigurt. Zt. Rama i bie rybja tashti, po i çmontohet pushteti dhe me kokëfortësi kundërshton; të ma heqin ata. Jo do ta heqë unë. Kjo është e gjithë formula. Por kjo është formula e kokëfortësisë në kurriz të institucionit”, tha Shehi.