Mediat serbe sulmojnë Era Istrefin – Këndoi lakuriq në Kishë, tani po këndon himnin e Botërorit

Lajmi që Era Istrefi do të jetë pjesë e këngës zyrtare të Botërorit "Rusia 2018" është dhënë edhe në mediat serbe.

Gazeta serbe "Blic" e quan kontraverse këngëtaren nga Prishtina, duke thënë se ajo ka kënduar gjysmë e zhveshur në objektin e Kishës Ortodokse të Serbisë, duke aluaduar në një spot të saj të publikuar vite më parë.

“Ajo synon me anë të paraqitjeve provokative të tërheqë vëmendjen, ndërkohë që para 4 vitesh është akuzuar për spotin kontravers të këngës „E denin“, në të cilin kërcen gjysmë e zhveshur në tempullin e kishës Krishti Shpëtimtar në Prishtinë.

FIFA do ta prezantojë himnin e Botërorit 2014 më 25 maj.