Akuzat për lidhjet e PD me rusët/ Berisha: Gënjeshtrat e Soros...

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mohuar për të disatën herë akuzat për lidhje të Partisë Demokratike me paratë ruse. Berisha i cilësoi akuzat si gënjeshtra të Mother Jones të Xhorxh Soros.

Ish-Kryeministri deklaroi se PD nuk ka asnjë kontratë, asnjë kontakt dhe s’ka përfituar asnjë fond nga rusët.

“Këto janë ato që di unë dhe janë të vërteta, nuk di se çfarë do të thotë Edi Rama apo prokuroria e tij”, tha Berisha.