‘Ti je në mendjen time, zakonisht lakuriq’, kush ia ka rrëmbyer zemrën Noizyt?!

Reperi shqiptar përflitet shpesh për lidhje të ndryshme, por shumica e femrave që shfaqen përkrah tij janë thjeshtë kolege.

E kemi fjalën për Noizyin i cili është një nga reperët më të suksesshëm dhe të ndjekur nga shumë të rinj, ku së fundmi i ka befasuar ndjekësit e instagramit me këtë postim.

’’Ti je në mendjen time, zakonisht lakuriq”, shkruan Noizy. Na vuri goxha në pikëpyetje me këtë postim, pasi e ka fshirë brenda pak minutash. Mos u kap zbuluar këngëtari?!