Vllaznia mes lotësh bie nga kategoria, feston Kamza

Mes lotësh Vllaznia bie nga Kategoria Superiore.

Pavarësisht se shkodranët fituan me rezultatin 5-1 përballë Skënderbeut, sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë.

Ndërsa Kamza arriti një fitore historikë përballë Partizanit, me shifrat e ngushta 0-1, 3 pikësh që i mjaftoi për të mbijetuar në Superiore.

Partizani ishte inekzistent gjatë ndeshjes, me Kamzën që e kërkoi që në fillim fitoren, dhe në fund ia doli të arrinte objektivin e vet.

Në këtë mënyrë mbyllet sezoni në Superligë me Vllazninë dhe Lushnjën që do luajnë në kategorinë inferiore.

Ja rezultatet në javën e fundit:

Kukesi  2 - 2    Flamurtari

Laci  4 - 2        Teuta  

Lushnja  1 - 2  Luftetari

Partizani  0 - 1 Kamza

Skenderbeu 1 - 5 Vllaznia