Alfred Peza në Syri.net: Rama në moment nervozizmi, gazetarët nuk duhet...

Alfred Peza e cilësoi si profesionale pyetjen që iu drejtua Kryeministrit Rama nga gazetarja Ambrozia Meta. Në studion e Syri.net, Peza tha se ka qenë një moment nervozizmi nga ana e Kryeministrit Edi Rama.

“Mendoj se ishte një pyetje profesionale, ndoshta ishte një moment nervozizmi, por gazetarët asnjëherë s’duhet të linçohen. Nuk ka pyetje të këqija, pyetjet janë pronë e gazetarëve, ndërsa përgjigjet të personit që pyetet”, tha Peza.

Sipas Pezës, lajmësi dhe gazetari asnjëherë nuk gjykohet, ata që gjykohen janë vetëm politikanët.