Përfundojnë pjesët e para në Superligë, ja llogaritë kush bie nga kategoria

Kanë përfunduar pjesët e para në javën e fundit të Superligës.

E gjithë vëmendja është përqendruar në dy ndeshjet Skënderbeu-Vllaznia dhe Partizani-Kamzën ku luftohet për mbijetesë.

Deri në këto momente shkodranët po fitojnë me rezultatin 2-0, ndërsa Partizani dhe Kamza kanë përfunduar fraksionin e parë në barazim pa gola.

Nëse sfida mes Kamzës dhe Partizanit mbyllet në barazim dhe Vllaznia fiton 0-3 në Korçë, atëherë, skuadra që bie në Kategorinë e Parë përcaktohet me short, pasi ezaurohen të gjitha pikat e rregullores.

Ja rezultatet:

Kukesi  0 - 1    Flamurtari

Laci  1 - 0        Teuta  

Lushnja  0 - 2  Luftetari

Partizani  0 - 0 Kamza

Skenderbeu 0 - 2Vllaznia