FOTO/ Qytetarët ironizojnë kryeministrin Rama

‘Rilindja Urbane’ ishte kryefjala e kryeministrit Edi Rama në mandatin e tij të parë por edhe gjatë mandatit të dytë, por sot kjo duket se ka dështuar.

Janë vetë qytetarët të cilët denoncojnë çdo ditë skandalet që ndodhin në vendin tonë. Madje shumë prej qytetarëve shqiptarë sot po ironizojnë premtimet e kryeministrit Edi Rama, pasi rrugët brenda qyteteve më shpejt po prishen se po rregullohen.

Denoncimet e tyre janë bërë publike nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja postimi i tij;

Ironia e qytetarit dixhital me propagandën e Noriegës!

Shikoni fotot dhe lexoni mesazhin e tij. sb

“ERTV , 23 Maj 2018 .

Miremengjes , me keto pamje nga Durresi i Rilindur dua t’ju uroj nje dite te mbare !

Fale programit tone qeverises gjendja e rruges se maternitetit ne Durres eshte permiresuar , tashme cdo nene e re mund te mberrije me shpejt ne destinacion per te lindur foshnjen e saj , cdo person me gur ne veshka nuk ka nevoje per nderhyrje kirurgjikale ne kuader te shendetesise falas vetem fale kesaj rruge , kemi nxitur biznesin duke qene se banoret e zones cdo 3 muaj detyrohen te vendosin goma te reja dhe amortizatore te rinj !

Absolutisht nje projekt ambicioz , brenda pritshmerive dhe standardeve te BE !

Vetem opozita nuk do te shohi rezultatet e punes tone , kemi bere shume por kemi ende shume per te bere ????”