Plagosja e të riut, identifikohen autorët

Janë identifikuara autorët e dyshuar të plagosjes së një të riu këtë të mërkurë në Durrës. Ata janë G.Gj., 18 vjeç, G.R., 17 vjeç dhe A.Ll., 46 vjeç, banues në Durrës, të cilët janë shpallur në kërkim policor.

“Rreth orës  14:00, në lagjen Nr.18 është plagosur me thikë E.M. (Elvis Metaj),  20 vjeç,  banues  në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Më të martë njoftim është ngritur grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, shtetasit G.Gj. 18 vjeç, G.R. 17 vjeç dhe A.Ll. 46 vjeç, banues në Durrës, të cilët janë shpallur në kërkim. Po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.