Zbardhet kërkesa e LSI drejtuar Gramoz Ruçit/ Ndrysho rendin e ditës, nuk është...

LSI përmes një letre drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kërkon ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të së enjtes.

Sipas kërkesës së LSI, në rendin e ditës është përfshirë pr/ligji për “Lirimin e frekuencave dixhitale”, ndërkohë që nuk janë respektuar procedurat e shqyrtimit të tij.

Në letrën e deputetëve të LSI-së thuhet se Kuvendi nuk mund të përdoret nga mazhoranca në mënyrë të njëanshme, si pronë të sajën, duke shkelur rregulloren dhe duke mos i lejuar opozitës dhe deputetëve të saj të shfaqin mendimet apo propozimet e tyre.