Vera ende larg! Ja çfarë ka rezervuar moti për sot pasdite dhe nesër

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë, dt.23) dhe nesër (e enjte, dt.24) pritet të ketë reshje mesatare në të gjithë vendin, dhe në shumicën e tyre lokalisht deri intensive. Sipas IGJUEM: Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.

TEMPERATURAT

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

  • Në bregdet: 18 / 24°C
  • Në vendet e ulëta: 16 / 26°C
  • Në vendet malore: 10 / 21 °C

ERA

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.