3 blerje të mëdha! Ja super formacioni i Ancelottit te Napoli

Carlo Ancelotti pritet të sjellë përforcime të mëdha te skuadra e Napolit.

Ekipi nga San Paolo ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur italian i cili do ta zëvendësojë Maurizio Sarrin që ka vendosur të largohet nga detyra.

Mediat italiane kanë publikuar atë që mund të jetë formacioni i Napolit me Ancelottin.

Në skuadër parashihet ardhja e përforcimeve të mëdha përfshirë Arturo Vidal nga Bayern Munich dhe Karim Benzema nga Real Madrid.