Prokuroria kërkon 6 vite burg për ish-sulmuesin e Juventusit

Telashe serioze për Vincenzo Iaquintan, 38-vjeçarin kampion bote me Italinë në vitin 2006.

Në kuadër të procesit gjyqësor “Aemilia”, kundër organizatës mafioze “Ndragheta”, Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg për ish-sulmuesin e Juventusit dhe të Kombëtares së kaltër.

Babai i tij, Giuseppe, rrezikon një dënim shumë më të madh, deri 19 vite burg.

Organi i akuzës, në përfundim të procesit “Aemilia” për infiltrimin e “Ndraghetas” në Emilia Romagna ka kërkuar dënimin e 151 të akuzuarve për një total 1712 vite burg.