Tronditet Argjentina, një tjetër mungesë e rëndësishme në Botëror

Argjentina humbet një nga tre portierët e listës përfundimtare pak më shumë se tri javë nga starti i Botërorit.

Sergio Romero, pjesë e Manchester United, ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju që nuk e lejon të udhëtojë me pjesën tjetër të përfaqësueses së Argjentinës drejt Rusisë.

Federata Argjentinase e Futbollit nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se “Romero ka probleme në gju e për rrjedhojë do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Në ditët në vazhdim stafi teknik i Argjentinës do të bëjë publik emrin e portierit që do ta zëvendësojë.”

Romero, që te Manchester United ka rolin e portierit të dytë, pritej që të ishte titullari i portës së Argjentinës në Botëror, pasi e kishte fituar konkurrencën me Wilfredo Caballero.

Me dëmtimin e tij do të jetë pikërisht portieri i Chelseat zgjedhje e parë për Jorge Sampaolin.