", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Zbulohet çfarë u arrit pas takimit që zgjati 3 orë mes Ancelottit dhe presidentit të Napolit

Carlo Ancelotti dhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, zhvilluan një takim të gjatë prej tre orësh në rezidencën e këtij të fundit mbrëmë në orët e vona të natës.

Trajneri italian arriti në rezidencën e Laurentiis në Romë bashkë me bashkëshorten e vet, ku zhvilloi takimin për postin e trajnerit të Napolit.

Përvec Laurentiis, në takim i pranishëm ishte edhe drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli.

Mediat italiane raportojnë se është arritur një marrëveshje themelore për kontratë 3-vjeçare, ndërsa detaje tjera do të diskutohen sot.