FOTO/ Shihni se çfarë ndodh te Kamza para ndeshjes së sezonit me Partizanin

Para ndeshjes së fundit të kampionatit me Partizanin, te Kamza kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu, bashkë me presidentin Qarri, kanë mbledhur ekipin për t’i dhënë mbështetje dhe motivim në një takim vendimtar.

“Inkurajim dhe mbështetje maksimale për futbollistët e Kamzës, për të arritur fitoren në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit”, shkruan Xhelal Mziu në një postim në Facebook, teksa poston edhe foto bashkë me ekipin para ndeshjes me të kuqtë në kryeqytet, që do vendosë edhe për fatet e sezonit të kamzalinjve.

Kamza do të luajë sot në orën 17:00 në “Selman Stërmasi” me Partizanin, ku i duhet fitorja për të siguruar mbijetesën. Por kamzalinjve u bën punë edhe një barazim, por në këtë rast duhet që Vllaznia të mos fitojë me tre gola diferencë në Korçë me Skënderbeun.

Kamza është 2 pikë para shkodranëve dhe ndeshjet e fundit të Superiores do të përcaktojnë se cila skuadër do të zbresë nga kategoria.