VIDEO/ Beteja mes shumëkëmbëshit dhe gjarprit gjigant, zbuloni kampionin

Ky është momenti kur një shumëkëmbësh gjigant përleshet me një gjarpër të madhe në një betejë përfundimtare për vdekje.

Postuar në Live Leak, video tre minutëshe tregon luftimin e dy krijesave në një zonë në Vietnam.

Në pamjet e rralla, palët luftojnë njëri-tjetrin, duke u përpjekur të kafshojnë.

Ndërsa gjarpri përpiqet të vrasë 40 këmbëshin, edhe ky i fundit lufton me të përsëri duke e kthyer gjarprin në shpinë.

Krijesat vazhdojnë betejën, derisa gjarpri humbet forcën për të luftuar. Nga ana tjetër, shumëkëmbëshi merr superioritetin në betejë duke shtrënguar trupin e gjarprit, ndërsa shihet duke e kafshuar në pjesën e qafës.

Nuk është e rrallë që shumëkëmbëshit të sulmojnë një gjarpër, madje i preferojnë ata si ushqim.