Ndërron jetë artisti me famë botërore

Bill Gold, një nga krijuesit më të famshëm në Hollywood të posterave të filmave, ka vdekur në moshën 97-veçare.

Ai ka krijuar më shumë se 2.000 postera duke përfshirë atë për filmin Casablanca, Dial M for Murder, dhe Dirty Harry.

Gold filloi punën në kompaninë e filmit Warner Brothers në vitet 1940.

Detyra e tij ishte të krijonte vepra arti që tregonin mbi historinë e një filmi.

Posteri për Casablanca, një dramë romantike e Luftës së Dytë Botërore 1942, ishte një nga detyrat e para të Gold.Dizanji i tij u bë ikonë.