Pepe Reina te Milani, Napoli e gjen zëvendësuesin e tij

Rai Sport pretendon se portieri i Sporting CP Rui Patricio është duke kryer vizitat mjeksore me Napolin.

Patricio ishte emëruar si një nga pretendentët kryesor për të zëvendësuar Pepe Reinan, i cili tashmë ka nënshkruar për Milanin si lojtar i lirë.

Pak ditë pas raportimeve në gazetën Corriere del Mezzogiorno, Partenopei kishte pranuar kushtet personale me 30-vjeçarin, me vlerë 2 milionë euro për sezon në një kontratë 4-vjeçare.

Sporting CP dëshiron 35 milionë euro për portierin, por Napoli nuk janë të gatshëm të shkojnë më shumë se 18 milion euro.